7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaA do ketë Haxh këtë vit? OBSH diskuton me autoritetet saudite

A do ketë Haxh këtë vit? OBSH diskuton me autoritetet saudite

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po diskuton me Arabinë Saudite shtyrjen e Haxhit të këtij viti për shkak të situatës pandemike COVID-19. Disa vende kanë ndaluar tashmë qytetarët e tyre të shkojnë në këtë pelegrinazh, ku pas Indonezisë edhe Malajzia ka bërë të njëjtën gjë.

Autoritetet saudite nuk kanë marrë ende një vendim, dhe sipas disa burimeve, është e mundur që Haxhi të mbahet me një “numër simbolik të haxhilerëve” me të gjitha masat e nevojshme epidemiologjike. Disa nga vendet me shumicë muslimane kanë vendosur të presin një vendim nga autoritetet saudite para se të marrin një vendim zyrtar për ndalimin e Haxhit.

Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se nëse Haxhi do të mbahet, ai duhet të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të OBSH-së.

Çdo vendim për të mbajtur pelegrinazhin fetar të këtij viti në të gjithë botën duhet të merret nën mbikëqyrjen e Organizatës Botërore të Shëndetit duke respektuar protokollet shëndetësore.

Njoftimi erdhi pasi Ministria Saudite e Shëndetit zbuloi se 3,288 raste të reja të koronavirusit ishin diagnostikuar dje në vend. /tesheshi.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments