Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Baftiju në TV21 shprehu hapur ambiciet e tij politike që në të ardhmen të kalojë në krye të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, përcjell TV21. Baftiju tha se kjo ndoshta do të ndodhë pas 3-4 viteve.
“Për momentin po e menaxhoj një Drejtori e cila ka shumë vështirësi dhe shumë probleme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ta menaxhoj në vitet në vijim, ndoshta pas 3-4 viteve, në varësi të përgatitjes sime profesionale që do ta kem gjatë këtij intervali kohorë”, tha mes tjerash Baftiju.