2.7 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaAutoMotoSono Sion, vetura e parë elektrike në botë me energji diellore ka...

Sono Sion, vetura e parë elektrike në botë me energji diellore ka tashmë 20 mijë rezervime

Një nga argumentet kundër epokës së veturave elektrike (EV) është se burimi i energjisë që ngarkon bateritë nuk është plotësisht i pastër. Ka njerëz që do të argumentojnë se energjia diellore mund të jetë një nga zgjidhjet dhe për këtë, Sono Motors nga Mynihu i Gjermanisë ka një përgjigje.

I prezantuar në vitin 2017, Sono Sion është automjeti i parë elektrik diellor në botë, transmeton Telegrafi.

Tani, kompania raporton se janë bërë mbi 20 mijë rezervime për Sion që nga 1 shtatori 2022. Parapagimi mesatar i bërë nga çdo rezervim privat është 2,000 euro, ose rreth 1,990 dollarë me kursin aktual të këmbimit.

Sono tha se çmimi i kërkuar për Sion është 25,126 euro (25,000 dollarë). Me këtë, kompania pret që Sion të bëhet automjeti i parë elektrik diellor (SEV) në botë për masat.

Prodhimi i Sono Sion parashikohet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2023. Partneri i Sono Motors Valmet Automotive në Finlandë do të merret me prodhimin. Pas periudhës së rritjes. Sono synon të prodhojë rreth 257,000 automjete Sion brenda shtatë vjetëve. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments