4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHalil Krasniqi nënkryetar i PDSH / Falimentimi i proektit të tradhëtisë i...

Halil Krasniqi nënkryetar i PDSH / Falimentimi i proektit të tradhëtisë i quajtur së fundmi Aleancë për Shqiptarët

Falimentimi i proektit të tradhëtisë i quajtur së fundmi Aleancë për Shqiptarët është lajmi më i mirë i kohëve të fundit. 

Ai proekt që u nis kinse për të reformuar PDSH-në, gjatë rrugës bëri shumë koalicione dhe marrëveshje me subjekte të ndryshme duke nisur me partitë e Gëzim Ostrenit dhe Vesel Mehmedit që u’a përvetësoi edhe emrin, duke vazhduar me BDI-në e Ali Ahmetit dhe LSDM-në e Zaevit kurr u’a bënë shumicën parlamentare dhe u bënë pjesë e qeverisë, pastaj me Besën e Bilall Kasmit dhe Afrim Gashit dhe të gjithë pa përjashtim me lehtësi i tradhëtuan. Të vetmet marrëveshje ju kanë ngelur me Levica e Apasievit dhe VMRO.

Në palën shqiptare nuk ju ngeli më kush për të tradhëtuar pasi si rrumbullaksim i krejt kësaj me aleancën që lidhën me forcat anti-NATO, anti-BE dhe antishqiptare si puna e Apasievit, përfundimisht shpalosën proektin e tradhëtisë së madhe ndaj shqiptarëve. Çmontimi i tërësishëm i këtij proekti pëfundimisht e pastron skenën politike dhe organizimin politik të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të jenë të lumtur pasi sot u shpall kapitulimi i këtij proekti. 

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë për të mirën e shqiptarëve janë të mirëseardhur në Partinë Demokratike Shqiptare.

Nënkryetari i PDSH-së, 

Halil Krasniqi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments