4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Bekteshi pranoi se qeveria toleron mospagesën e rrymës dhe krimin

VMRO-DPMNE: Bekteshi pranoi se qeveria toleron mospagesën e rrymës dhe krimin

Është skandaloze deklarata e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, që justifikon vjedhjen e energjisë elektrike dhe relativizon këtë krim. Të thuash se vetëm 10% e rrymës që vidhet në Maqedoni vidhet në Haraçinë është e paturpshme dhe po të ishim një vend normal ai tashmë do t’i kishte thënë lamtumirë karrierës së tij ministrore dhe politike. Në fakt, Bekteshi pranon se qeveria toleron mospagesën e energjisë elektrike dhe krimin.

Sipas informacioneve të mediave, vetëm në Haraçinë është “vjedhur” rryma mbi 6 milionë euro në vit dhe këto humbje më pas i paguajnë të gjithë. Vetëm një nënstacion në Haraçinë tregon 96,1% të vjedhur energji elektrike, dhe pothuajse të gjithë të tjerët kanë mbi 50%. Qeveria është e detyruar të përgjigjet se ku dhe sa vidhet rryma në Maqedoni dhe të sanksionojë të gjithë, sepse krimin e tyre e paguajnë ata që paguajnë rregullisht faturat.

Në vend të negociatave dhe marrëveshjeve për keqpërdorime të dukshme, duhet të ketë raportime dhe në të njëjtën kohë të hetohet se kush e ka lejuar dhe toleruar një sjellje të tillë. I bëjmë thirrje organeve kompetente që ta hetojnë këtë rast dhe i pari që duhet të japë deklaratë është vetë ministri, i cili duhet të japë të gjitha informacionet se ku dhe sa vidhet rryma në Maqedoni, sapo ta dijë. .

Kjo është një tjetër dëshmi se krimet e individëve dhe pushtetarëve janë arsyeja pse populli paguan më shtrenjtë energjinë elektrike. Për shkak të krimit dhe korrupsionit, Maqedonia është një vend ku disa pasurohen në kurrizin e shumicës dërrmuese të qytetarëve që janë të varfër. Qeveria është gjeneratori i krizave dhe krimit në Maqedoni dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Me respekt,

Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments