Ministria e Arsimit është tërësisht e shkëputur nga realiteti. Deklarata e tij se po e nis vitin shkollor më i përgatitur se ai i mëparshmi do të ishte qesharake po të mos ishte tragjike.
Në fillim të vitit shkollor edhe një herë u befasova nga qeveria e paaftë e SDS-së dhe BDI-së. Fatkeqësisht, 1 shtatori do të pritet pa tekste shkollore, pa certifikata për vitin e kaluar, pa libra kryesore për mësuesit dhe shumë lëshime të tjera. Pagatishmëri e plotë. Është e qartë se kjo qeveri është e zënë me krimin dhe korrupsionin, prandaj sistemi është në kolaps në çdo fushë. Gjëja më e tmerrshme është se paaftësia dhe kriminaliteti i autoriteteve bie mbi kurrizin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Viti shkollor fillon pa tekste të shtypura për fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta. Kjo është e turpshme dhe e mjerë. Qeveria, e cila nuk humbet kohë për të blerë automjete zyrtare, mobilje, karkaleca deti, uiski dhe oktapodë, nuk u siguroi në kohë tekstet shkollore nxënësve.
Natyrisht, krimi është një prioritet kryesor për këtë qeveri. Me tekstet shkruajnë dhe fshijnë, anulojnë lëndë, porosisin blerje mat dhe harrojnë fatkeqësisht më të vegjlit. Shkatërrimi i arsimit duket se ka për qëllim këtë qeveri, sepse derogimi i arsimit çon në shkatërrimin e përshpejtuar të vendit.
Kjo duhet të ndalet dhe mënyra më e mirë është që kjo qeveri antimaqedonase e udhëhequr nga SDS të largohet nga pushteti.
Qendra për Komunikim në VMRO-DPMNE