10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBërns: Korrupsioni mbetet problemi më i madh në shtet

Bërns: Korrupsioni mbetet problemi më i madh në shtet

Korrupsioni edhe më tej është problemi më i madh në Maqedoni, që e rrënon sundimin e mirë dhe e saboton konkurrencën ekonomike. Këtë kritikë sot e dërgoi ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërns.

Para ministrit të financave Fatmir Besimi, Bërns thekoi se duhet të përmirësohet transparenca, edhe më tej ekzistojnë institucione jofunksionale, por se edhe duhet të çrrënjoset nepotizmi. Bërns indirekt dyshon se disa politikan nuk duan reforma.

Udhëheqësit e shtetit duhet të përballen me sfidën për të përmbushur pritshmëritë e publikut dhe të bëjnë përpjekje për të vazhduar me reformat sistematike nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Ata duhet t’i përmbushin standardet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ju inkurajojmë të vazhdoni përpjekjet tuaja për reforma edhe kur ato shkaktojnë përçarje politike”, tha Kejt Mari Bërns  – ambasadore e SHBA-së.
Bërns foli pas nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën USAID-i i dha Ministrisë së Financave ndihmë financiare në vlerë prej 10 milionë dollarë për përmirësimin e demokracisë dhe konkurrencës së ekonomisë. Pas përfundimit të fjalimit, ambasadorja u largua ndërsa atë e përcolli ministri Besimi.Ai nuk u kthye për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe për të dhënë mendimin e tij lidhur me kritikat. Vetëm një ditë pas nisjes së masave të kursimit të qeverisë, në bazë të të cilave institucionet shtetërore janë përgjegjëse për përdorimin racional të energjisë elektrike, në Ministrinë e Financave, në vend që kondicioneri të punojë me 27 gradë,  hapësira ftohej në 25 gradë./ Alsat.mk
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments