-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiThjeshtimi i procedurave për fotovoltaikët

Thjeshtimi i procedurave për fotovoltaikët

Kërkesat e qytetarëve, ekspertëve dhe sektorit të biznesit për lehtësimin e procedurave për vendosjen e fotovoltaikëve po bëhen gjithnjë e më të zëshme. Përveç parave të gatshme, instalimi i fotovoltaikëve kërkon edhe shumë dokumente që duhen muaj për t’u siguruar. Në kohë të një krize të tillë energjetike, është e nevojshme që shteti të mos e kufizojë prodhimin e energjisë elektrike, nga burimet alternative për amvisëritë, thotë eksperti energjetik Konstantin Dimitrov.

Me gjashtë kilovat të instaluara, amvisëritë nuk mund të prodhojnë sasi të mjaftueshme të energjisë.” Pse të mos stimulohet më seriozisht për të ndihmuar financiarisht amvisëritë, për të investuar në fotovoltaikë. Ajo që nuk përdoret nga amvisëritë, shteti do ta marrë dhe do ta paguajë me një çmim rreth 40 euro për megavat orë, në vend që ta blejë në bursë me çmime të larta që arrijnë deri në 500 euro për megavat orë”, tha Konstantin Dimitrov -ekspert i energjetikës.

Nga Ministria e Ekonomisë për Alsat thonë se kufizimet për sistemet fotovoltaike deri në gjashtë kilovat në amvisëri bëhen me qëllim që familjet të prodhojnë vetëm energji elektrike, për të plotësuar nevojat e tyre për energji elektrike. Nëse një person fizik apo kompani ka interes biznesi për instalimin e një termocentrali fotovoltaik dhe shitjen e energjisë elektrike, mund ta bëjë këtë pa asnjë kufizim të fuqisë, në pajtim me rregullat e Ligjit për Energjetikë, shton ministria përkatëse

Përvojat në rajon dhe në vendin tonë tregojnë se një sistem fotovoltaik 3.5 deri në 4 kW mjafton, që një familje katër anëtarësh të plotësojë nevojat e veta të konsumit. Për të plotësuar nevojat e qytetarëve, konsumator-prodhues, mund të instalojë një sistem fotovoltaik deri në 6 kW”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Edhe biznesi përballet me probleme të ngjashme. Nga Lidhja e Odave Ekonomike i bënë thirrje Qeverisë se nevojiten urgjentisht ndryshime në rregullat për përdorimin e fotovoltaikëve. Sipas pretendimeve të biznesmenëve, në fillim duhet të sigurohen 80 dokumente dhe një tarifë parafiskale prej 500 eurosh.

“Nga institucionet kërkohen gjithsej tetëdhjetë dokumente. Ne padyshim mendojmë se disa nga këto dokumente janë vërtet të panevojshme. Kur ne tashmë shpallim krizë energjetike, është vërtet e palogjikshme të kërkojmë në të njëjtën kohë burokraci të tilla”, u shpreh Trajan Angelovski, kryetar i LOE.

Në vendin tonë, për momentin janë rreth 500 amvisëri, që kanë instaluar panele diellore në çatitë e tyre. Investimi kushton rreth pesë mijë euro./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments