-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionTetova Sot / Ku gaboi BDI?!

Tetova Sot / Ku gaboi BDI?!

Koment: TetovaSot

Kur nisi fushata për zgjedhjet e Këshillit që u zhvillua më 20 gusht, gjithçka dukej e zbehtë, pa një mobilizim, por që do të elektrizohej më vonë. Nga zgjedhje të një rëndësie tjetër, dytësore në fillim ato më vonë reflektuan ndryshe aq sa morën edhe ” kokën ” e një lideri partie që dha dorëheqje nga rezultati i keq.
Tashmë kur dihet epilogu i gjithë këtij procesi zgjedhorë duhet drejtuar gishti kah përgjegjësia secilit sidomos nga BDI që pati shumë pushtet, mundësi, pati gjithçka por që më shumë bënë sehir se sa u angazhuan për një fitore të radhës në njërën ndër zonat më të nxehta politike siç është Tetova.

Ku gaboi BDI?!

Kjo duket një pyetje e thjeshtë, por që ka shumë të pathëna tjera deri tani dhe natyrisht se këtu janë fajtorët kryesorë të kësaj partie të veshur moti me poste dhe pushtet, por që nuk ndezën ” makineritë” gjatë fushatës dhe tani përgjegjësia bie mbi ta dhe bashkë me koston e humbjes në zgjedhje duhet të ketë edhe një ndëshkim për këta figura të konsumuara politike.
BDI nuk është se për herë të parë e ka humbur Tetovën, por ka ditur të rikthehet dhe këtë do ta bëjë sërish, por më parë duke pastruar terrenin e vet nga njerëz dështakë që humbën në lagjet e tyre . Ata u panë se nuk kanë më peshë dhe respekt në zonat e tyre elektorale dhe këtu i takon tashmë vetë kreut të partisë që të merr në dorë çdo gjë që këtë humbje të vogël në Tetovë ta kthejë sërish në një triumf të madh.

Janë shumë arsye që sollën deri te kjo:
1. Fillimi i fushatës që nisi, nisi e zbehtë duke mos dhënë vullnet se zgjedhjet e këshillit janë të rëndësishme nuk janë vetëm për këshill por janë për imazhin dhe fuqinë e partisë.

2. Takimet e grupit të këshilltarëve ishin vetëm me një numër të vogël aktivistësh, me fletushka në duar dhe nuk ishin me njerëz të tjerë për të treguar se ata janë për të gjithë, e jo vetëm për BDI-në.

3. Rishfaqja e Teuta Arifit në tubime që i  irritoi edhe një pjesë të BDI -së edhe e elektrizoi fushatën e BESËS, ku funksionarë të BESËS u morën disa ditë me thënien “Na votoni neve, mos të rikthehet Teuta”

4. Fotografia negative e Teuta Arifti është ende në sytë e tetovarëve, mllefi ndaj sajë ende nuk është harruar pasi jetëgjatësia e sajë me qeverisje është 8 vite dhe nuk harrohet lehtë për 8 muaj. Prandaj tetovarët e injoruan ofertën e BDI-së e disa nuk treguan interes sepse nënvetëdije i bie që Tetua Arifi sërish ka pushtet, ndërsa 80 % të tetovarëve ishin kundër saj.

5. Drejtorët e përjetshëm të BDI-së janë bërë ferrë në sy aktivistëve dhe tetovarëve, ata shfaqen vetëm në fushatë me aktivistët që kanë halle nuk ju kryen punë pas fushate andaj edhe humbja në vendet e tyre e dëshmon këtë.

6. Ministrat, drejtorët, deputetët që janë në emër të Tetovës, nuk i sheh kurrë në Tetovë me qytetarët, aktivistët, anëtarët e BDI-së, por as nuk erdhën në fushatë me këtë ata dhanë një mesazh negativ se zgjedhjet e këshillit janë vetëm për këshill e jo për një imazh politik dhe ngritjen e partisë.

7. Lista e këshilltarëve duhej të ishte e kombinuar me figura publike e jo me “anonimusa” që nuk kanë as FB dhe asnjë rrjet social dhe as njihen në publik, por janë vetëm anëtarë të BDI-së që nuk mund të elektrizojnë masë. Mjaftë më në emër të partisë dhe në emër të kryetarit apo në emër të bartësit të listës. Lista është kandidat, dhe 10-sha e parë duhej të ishte më e “egër” në fushatë që opinion të krijojë besim dhe bindje se kush nesër do ti mbrojë interesat e tyre.

8. Kontratat e Teuta Arifit me kontratat e Bilall Kasamit ishin kryesisht të kundërta, Teuta Arifi ju kishte bërë kontrata njerëzve të afërtë të kabinetit dhe familjes, ndërsa Bilall Kasami ju kishte bërë kontrata aktivistëve të ASH-së, jo rastësisht edhe votat e ASH-së shkuan tek BESA.

9. Aktivistët e BDI-së dhe aktivistët e BESËS kanë qenë me një dallim tmadh. Aktivistët e BESËS kanë lutur çdo qytetar madje edhe të BDI-së, aktivistët e BDI-së dhe funksionarët nuk ranë në atë pozitë sepse janë komod në poste duke thënë hajt se na votojnë shkaku i Alisë dhe jemi të fortë.

10. Dhe e fundit BDI-ja është parti shumë e madhe dhe shumë e fuqishme dhe humbja e vogël në Tetovë do ta rrit pas dy – tre viteve edhe më shumë nëse Ahmeti ju jep shuplaka disa figurave që janë bërë bajat jo në BDI po edhe jashtë BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments