Jan të lezetshëm këta loçkamana që marrin rrogë prej Aleancës për Shqiptarët (realisht prej çdo votuesi, sepse buxheti mbushet nga numri i votave të fituara në zgjedhje) dhe pas çdo dështimi (që për fat të keq jan shpeshtuar), ja fusin nga një status ku fajet për dështimin ua hedhin orkestimit, UDB-së, të shiturve, blla blla blla…pastaj kërkojnë përgjegjësi prej ÇDO ANËTARI, pre KRYETARËVE TË NËNDEGËVE, DEGËVE, e asesi të kërkojnë përgjegjësi prej KRYESORIT, kryetari. Përkundrazi, ende thurin elozhenë demek Ziadin Sela nuk thyhet. Ncncncn…
O punëtor të firmës së tij. A nuk pyesni veten pse pas kaq dështimesh ai u mban si punëtorë ende?! Logjikisht ju duhet të përjashtoheshit nga puna sepse nuk e keni bërë si duhet. Me mospunën dhe paaftësinë tuaj keni sjellë në deregje një parti që dikur kishte 8 deputet dhe 3 komuna. Në Tetovë kishte mbi 5000 vota, sot mezi 700. E pra, sepse atij i konvenojnë punëtor si ju. Që bëjnë AMIN dhe thurin elozhe dhe nuk kërkojnë sukses. Sepse edhe ai moti ka heq dorë nga fitorja dhe ka hap biznes politik që mban firmën shkurt ASH.
Por, ju duhet ta dini se çdo zvogëlim i votave, d.m.th. më pak pare në buxhet. Pra, do të thotë edhe më pak pare për rroga. Pra, do të thotë edhe sikter për ju. E di, ju nuk do shqetësoheni sepse këtë e keni me honorar, pasi që keni punë të rregullt. Por, votuesi juaj çka ka?!
Shumë shpejtë do vij dita kur nuk do jeni në listën e rrogave…
MARK MY WORDS…