Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që e pati me përfaqësuesit serbë nga Kosovë, ka dalë në një konferencë për media, ku mes tjerash foli edhe për rundin e fundit të dialogut në Bruksel, që u mbajt të enjten mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, nën ndërmjetësimit e emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, përcjellë Klan M.
Sipas tij, Kosova erdhi me idenë për të diskutuar një marrëveshje të përgjithshme prej gjashtë pikash.
Në mesin e këtyre pikave, Vuçiq thotë se ishte edhe njohja reciproke dhe kompensimi i dëmeve të luftës, raportojnë mediat serbe.

“Prishtina erdhi me idenë për të diskutuar një marrëveshje të përgjithshme prej gjashtë pikash – njohjen reciproke dhe hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare; zgjidhja e problemeve nga e kaluara – mungesa dhe konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, kthimi i artefakteve që gjoja ua ka vjedhur Serbia; financat, d.m.th kompensimet e luftës: bashkëpunimi në të ardhmen, marrëdhëniet e njëjta dhe të drejtat e njëjta të serbëve në Kosovë dhe Metohi si shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë; rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë”, tha ai.
Mes tjerash Vuçiq tha se ne e dimë kush është NATO, kemi vuajtur prej tyre dhe se kemi ndërmend të kapemi sërish me ta.