3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAmbasadori Dançev: Në Gorë e Zhupë ka shtetas të Kosovës me prejardhje...

Ambasadori Dançev: Në Gorë e Zhupë ka shtetas të Kosovës me prejardhje bullgare ?

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Nedjallço Dançev, tha se gjatë këtyre viteve dhe para kësaj Republika e Bullgarisë zhvillonte dhe po zhvillon politikë aktive në përkrahje të shtetit më të ri në Evropë në procesin e njohjes së tij ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizata rajonale dhe botërore.

Sipas tij gjatë 4 vjetëve të fundit kontaktet politike dhe institucionale janë shumë aktive dhe ato janë një bazë e mirë për marrëdhëniet ekonomike, të cilat janë duke u thelluar vazhdimisht.

“Forumi ekonomik që u zhvillua vitin e kaluar në Sofje, në të cilin morën pjesë shumë përfaqësues të biznesit bullgar dhe atij kosovar mori vlerësim të lartë dhe tregoi potencialin e madh të marrëdhënieve bilaterale në fushën e ekonomisë”, tha në intervistë për Radio Bullgarinë, Nedjallço Dançev – ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë.

Sipas tij po punohet mbi përgatitjen e një forumi tjetër të tillë gjatë këtij viti, por me rëndësi më të madhe është se kompanitë tashmë kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe në bazë të tyre zhvillojnë marrëdhëniet e biznesit. Rezultati shihet qartë – shkëmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Bullgarisë arriti shifra rekorde gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të përafërta dhe jopërfundimtare ai ka qenë me vlerë mbi 70 mln. euro.

Pa dyshim liberalizimi i vizave i shteteve të BE-së për Kosovën do të ndikojë pozitivisht marrëdhëniet dypalëshe, por Ambasadori Dançev nuk u angazhua me prognozë për afate konkrete se kur mund të hiqen vizat për shtetasit e Kosovës, sepse do të ketë zgjedhje për Parlamentin Evropian dhe presim formimin e Komisionit të ri Evropian. Një pjesë e komisionerëve po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme. Por sa i përket pozicionit të Republikës së Bullgarisë – ne vazhdojmë të përkrahim procesin e liberalizimit të regjimit të vizave , kuptohet në kushtet e plotësimit të kritereve dhe bashkërendimit me shtetet e tjera të BE-së.

Heqja e vizave do të inkurajojë më shumë udhëtimet e turistëve, duke pasur parasysh se Bullgaria është një nga destinacionet më atraktive për shtetasit e Kosovës – tha ambasadori ynë në Prishtinë. “Interesi për destinacionet dimërore dhe balneare tani për tani është më i madh dhe me rëndësi është se është konstant – gjatë tërë vitit. Të dyja palët po bëjmë përpjekje të zgjerojmë gamën e produkteve turistike.

Pas njohjes së minoritetit bullgar në Shqipëri në vitin 2017 gjithnjë e më shpesh flitet për shtetasit e Kosovës me prejardhje bullgare në Kosovën Jugore. Lidhur me këtë ambasadori Dançev shpjegoi:

Në Kosovë, në rajonet e Gorës dhe Zhupës ka shoqata të shtetasve kosovarë me prejardhje bullgare, të cilat janë regjistruar në përputhje me legjislacionin vendas dhe mbajnë lidhje me Agjencinë shtetërore për bullgarët jashtë vendit. Ambasada prej shumë vitesh është në kontakt të vazhdueshëm me to. Aktualisht po zhvillojmë një anketë ndër të rinjtë me prejardhje bullgare për vazhdimin e arsimit të tyre në shkolla në Bullgari. Gjatë javëve të afërta do të organizojmë kurse të gjuhës bullgare për ata që dëshirojnë të aplikojnë, kurse gjatë verës një komision nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i zhvillojë provimet, tha ambasadori Dançev dhe shpjegoi se kontaktet mes institucioneve bullgare dhe këtyre njerëzve realizohen me ndihmën e ambasadës dhe prandaj kontakti i tij me ta është i vazhdueshëm. Sipas tij shteti bullgar nuk mund të bëjë hapa konkrete në drejtim të njohjes së minoritetit bullgar në Kosovë, kurse vetëm mund të ndihmojë shtetasit kosovarë me prejardhje bullgare. Njohja e tyre zyrtare mund të bëhet vetëm pas shpalljes publikisht të vullnetit të tyre të lirë. Ka procese në këtë drejtim, por jemi në një etapë fillestare – komentoi zoti Dançev. Ai sqaroj se pozicioni i Kosovës për këtë çështje është deklaruar qartë nga udhëheqësit e lartë shtetërorë – në se shtetasit me prejardhje bullgare deklarojnë dëshirën e tyre për njohje zyrtare, po të respektohet legjislacioni i Kosovës, më parë mund të njihet komuniteti bullgar, kurse pastaj edhe të njihet pakica e tyre kombëtare. Ka një mekanizëm të përshkruar qartë në legjislacion, procedura tashmë është filluar gjatë muajit maj 2018, por ky është një proces i gjatë.(BNR)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments