6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi: Me MO u sigurua e ardhmja demokratike dhe euroatlantike

Fatmir Besimi: Me MO u sigurua e ardhmja demokratike dhe euroatlantike

Sot shënojmë 21 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, me të cilën u sigurua e ardhmja e qetë, demokratike dhe euroatlantike e shtetit tonë, me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha bashkësive etnike, shkroi në Fejsbuk ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Republika e Maqedonisë së Veriut, siç shkroi Besimi, u shndërrua në demokraci të vetme funksionale multietnike në rajon, vend për shembull dhe pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar.

“Fryma e Marrëveshjes kornizë të Ohrit është në pajtim me vlerat bashkëkohore evropiane dhe paraqet bazë për realizim të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Vazhdojmë edhe më tutje së bashku të punojmë në ruajtjen dhe implementimin e saj”, shkroi Besimi në FB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments