burimi i lajmit
https://www.oranews.tv/rajoni/u-shpall-nongrata-nga-kosova-kush-eshte-daria-aslamova-i1052676
Gazetarja ruse, Daria Aslamova, është shpallur të dielën person i padëshirueshëm në Kosovë.
Me vendim të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.
“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.