Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta shtyej edhe për 30 ditë zbatimin e masës së reciprocitetit.
Megithatë ai shtoi se Amerika e përkrah vendimet e Qeverisë së Kosovës , por që propozoi që ky vendim të shtyhet deri më 1 shtator.Ambasadori amerikan këto komente i bëri pas takimit me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës./21Media