Komenti i tij vjen pasi ish-shefi i DSK-së Sasho Mijalkov, e më parë biznesmeni Orce Kamçev ndërruan adresën e vendbanimit në Ohër dhe krijoi bazë ligjore për mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Strugës.
– Doli që Struga është qyteti i turizmit të burgjeve. Nuk është një ligj i tipit të hapur dhe kuptohet që përsa i përket sigurisë dhe kushteve të vuajtjes së dënimit janë më të privilegjuar ose më të mirë se institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit në vendin tonë. Ka një mundësi ligjore për këtë, por ajo që mund të bëjmë si drejtësi në të ardhmen është që të ndryshojë edhe ligji për ekzekutimin e sanksioneve, ku mund ta vendosnim këtë si ide, domethënë do të ishte mirë të “lidhej ekzekutimi i denimit me 2 vitet e fundit te banimit para kryerjes se krimit. Në këtë mënyrë do ta shmangnim këtë situatë absurde, apo situatë që ndoshta i ngjan abuzimit apo daljes nga korniza e duhur, thotë Tupanceski në intervistë.