Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Asamblenë Kombëtare Bullgare GERB, Bojko Borisov, ka përgëzuar deputetët në Kuvendin e Maqedonisë për pranimin e propozimit francez.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Borisov në një postim në “Facebook” ka dërguar urim për vendimin e mençur dhe të përgjegjshëm të Kuvendit të Maqedonisë, i cili hap dyert për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Ky është një proces, thotë Borisov, që filloi në vitin 2017 kur u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe historia e përbashkët mes dy vendeve u soll në plan të parë.
- Gjatë presidencës bullgare të BE-së në vitin 2018, ne ishim ata që risjellim temën e zgjerimit të agjendës evropiane. Gjithmonë kam besuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çelësi i paqes, mirëkuptimit dhe prosperitetit, ka shkruar Borisov në një postim në Facebook.