15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeTrajanov: Nuk votova për miratimin e propozimit francez

Trajanov: Nuk votova për miratimin e propozimit francez

Lideri i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, sot nuk ka votuar për miratimin e propozimit francez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë ku u diskutua për propozimin francez (Korniza negociuese), NUK votova për konkluzionet e propozuara nga LSDM dhe BDI. Nga foltorja urdhërova të votohen konkluzionet që i propozova, të cilat e obligojnë Qeverinë që të angazhohet në Kornizën Negociative që të përfshijë qëndrim për gjuhën maqedonase, të lërë jashtë çështjet bilaterale dhe temat historike, si dhe Protokollin”, ka shkruar Trajanov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments