Partia opozitare VMRO-DPMNE, rreth publikimit të numrave të deputetëve kamë thënë se ata janë publike dhe qytetarët duhet t’i posedojnë.
“Me të vërtetë është e kuptueshme përse deputetët e LSDM-së janë nervozë për numrat e publikuar të telefonit në rrjetet sociale.
Ata numra të telefonit dhe aparate celulare ua paguan mu populli, populli i njejtë nga i cili ata janë zgjedhur. Numrat e telefonit të të zgjedhurve të popullit nuk janë fshehtësi dhe secili qytetar duhet t’i ketë, sepse ata ulen në Kuvend mu për shkak të popullit”, thonë nga atje.
Ata thonë se deputetët e LSDM-së nuk duhet të ikin nga populli, e posaçërisht nga pyetjet përse nuk është publikuar protokolli të cilin ministri i Punëve të Jashtme Osmani, po e mban të fshehtë dhe çka përmban ai Protokoll.burimi