4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeScholz me një letër drejtuar Maqedonisë: Edhe pas pranimit të këtij kompromisi,...

Scholz me një letër drejtuar Maqedonisë: Edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një letër të hapur drejtuar Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimi, derisa ai ka theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë.

Scholz, thekson se vendi i maqedonasve është në Bashkimin Evropian, ku ushqehen gjuhë dhe identitete të ndryshme, ndërsa ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve.

“Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkoheshte prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin”, thuhet ndër të tjera në letrën e Scholz./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments