2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni Europian nuk komenton: Vendimi për propozimin francez është vendim sovran i...

Komisioni Europian nuk komenton: Vendimi për propozimin francez është vendim sovran i Maqedonisë

Komisioni Evropian po monitoron procesin në Maqedoni për propozimin francez për kornizën e negociatave, por nuk komenton se çfarë po ndodh në vend.

Siç njofton MIA nga Brukseli, në pyetjen e gazetarit në konferencën e rregullt për media në Komisionin Evropian për propozimin francez dhe procesin e negociatave me Maqedoninë, zëdhënësja për zgjerim, Ana Pisonero, tha se në vend janë duke u zhvilluar konsultime.

“Pas dërgimit të propozimit të rishikuar francez, patë se kryeministri Kovaçevski shpalli një proces të gjerë konsultimi me të gjitha palët relevante, ky proces është në vazhdim e sipër dhe sigurisht që vendimi për këtë propozim të rishikuar është vendim sovran i Maqedonisë së Veriut. Ne ndjekim nga afër ngjarjet dhe debatet që po zhvillohen”, tha Pisonero.

I pyetur për përmbajtjen e kornizës së negociatave dhe përfshirjen e çështjeve dypalëshe me Bullgarinë në propozim, Pisonero i drejtoi gazetarët në faqen e internetit të qeverisë maqedonase, ku janë publikuar dokumentet, por nuk komentoi.mkd.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments