burimi i lajmit
Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë, sot për të tretën ditë me radhë ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Protestuesit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, në mënyrë të dhunshme kanë sulmuar policinë dhe objektin e Qeverisë. Në mesin e protestuesve kishte edhe disa persona me maska., njofton Portalb.mk.
Një pjesë e protestuesve nga Qeveria u drejtuan para Kuvendit, ku i hoqën barrikadat dhe u përplasën me forcat policore.
Paraprakisht, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje qytetarëve sa më masivisht të dalin në protestë pasi që sipas tij, nesër Qeveria do ta pranojë propozimin francez.
Nga LSDM reaguan se sonte ka pasur tentim për t’u përsëritur 27 prilli i vitit 2017-të, kur huliganët sulmuan Kuvendin dhe rrahën deputetë e gazetarë.