Duke komentuar bllok tarifat e reja të energjisë elektrike, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme dhe mundësi për të paguar faturat nuk duhet të subvencionohen.Barra nuk mund të jetë e njëjtë për familjet me të ardhura minimale dhe ato me të ardhura më të larta, solidariteti duhet të ekzistojë. Në kohë krize, si kjo, është e nevojshme t’i ndihmojmë ata familje që janë më të rrezikuara. Familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme dhe aftësi për të paguar faturat e tyre nuk duhet të subvencionohen. Nuk mund të subvencionohen ekonomitë familjare me të ardhura 10 mijë euro, 5 mijë euro, 3 mijë euro, madje edhe 2 mijë euro në muaj”, tha Kreshnik Bekteshi.
Këto komente Ministri Bekteshi i bëri me rastin e dhënies së kontratave për disa nga aplikuesit e aprovuar në rajonin e Tetovës, të cilët do të marrin grante në kuadër të Planit Operativ për punësim, duke marrë subvencionim nga 5.000 euro deri në 10 mijë euro.
Plani operativ përfshin rreth 37 milionë euro.