6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTrajanov, Milevski dhe Moraçanin nesër në takim tek Pendarovski

Trajanov, Milevski dhe Moraçanin nesër në takim tek Pendarovski

 Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me kryetarin e RDM-së, Maja Moraçanin, kryetarin e Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov dhe kryetarin e Partisë liberale-demokratike Goran Milevski, parti të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar. Në takim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovski, Moraçanin, Trajanov dhe Milevski i elaboruan rishikimet partiake për propozimin francez dhe i theksuan brengat e tyre.Në takim u bisedua për ngjarjet aktuale politike në vend dhe për propozimin e modifikuar të presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në. Liderët e tre partive i elaboruan rishikimet partiake për propozimin francez dhe i theksuan brengat e tyre lidhur me të njëjtën”, informuan në kumtesën nga Kabineti i Pendarovskit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments