Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk do të donin të formonin qeveri me BDI-në, por megjithatë do të respektojnë vullnetin e shqiptarëve
“Ne nuk do të donim të bënim qeveri me BDI-në, do të donim të bënim një qeveri me Aleancën për Shqiptarët dhe Besën. “Tani nuk mund të marr me mend se si do të jenë rezultatet e zgjedhjeve, në fund populli voton dhe ky është vullneti i popullit”, tha Nikoloski.Sipas tij, ata do të respektojnë parimin e shumicës së dyfishtë.