6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionSulejman Mehazi / Humbëm mjekun e përkujdesjes së shërimeve psikolabile, prof.dr Musli...

Sulejman Mehazi / Humbëm mjekun e përkujdesjes së shërimeve psikolabile, prof.dr Musli Feratin

Nga sot Tetovës do i mungojë mjeku, specialisti i psikiatrisë sociale, Musli Ferati, intelektuali, shkencëtari, mjeku më i buzëqeshur në Tetovë, që kurrë e kam njohur si student e deri në fund të jetës së tij kurrë buzët e doktorit nuk rrinin të rudhosura, por të paluara me buzëqeshje të bukur, edhe sëmundja e rrezikshme e kancerit në fyt nuk mundi t’ia prishë harmonine e bukur të buzëqeshjes.
Humbën mjekun më të përgatitur, më të mençur, më të ndershëm e më të moralshëm në Pollog.
Gjatë bisedës i thashe, se je mjeku më i edukuar e më i ndershmi i qytetit, mu përgjigj me elukuece profesionale: “Po halli që mjekët tjerë janë më të mençur se unë, me shtëpi të reja, makina të shtrejta e të pasur shumë, kurse unë vetëm me një banesë të vogël, pa shtëpi, pa makinë e pa pasuri.
Një herë e pyeta, për kuptimin e fjalës psikiatri?, më tha, psikiatria ka të bëjë me higjienën mendore, apo ekologjinë e mendjes, dhe se, faktorët kryesor të sëmundjeve psikiatrike janë: varfëria, pabarazia dhe përjashtimet sociale jo si fenomene socio-ekonomike, por edhe si nxitëse psikopatologjike.
Ashtu sikurse që ishe i kujdesshëm e i ndritur në këtë jetë, qofshi nën përkujdesjen dhe ndiçimin e shpirtin në Parajse!
Ishe për të na ndihmuar mendërisht, edhe pse me sëmundje të rrezikshme mentale nuk kërkuam ndihmën tuaj.
Lamtumirë mjeku i dashur, Musli Ferati, u bëfshë banor i Parajsës!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments