Kryetari i Kuvendit t, Talat Xhaferi, sot pasdite ka thirrur një koordinim urgjent në të cilin janë ftuar të gjithë koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend.
Ftesës iu përgjigjën koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini.
Edhe pse të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleancës së Shqiptarëve ata nuk morën pjesë.
Kryetari i Kuvendit e thirri koordinimin pasi anëtarët e opozitës VMRO-DPMNE, pas dy orësh me vërejtje procedurale, kundërshtuan votimin e rendit të ditës të Komisionit për Çështje Evropiane, i cili megjithatë u votua.