Rregullat e Bashkimit Evropian për certifikatat dixhitale të koronavirusit do të mbeten në fuqi edhe për një vit tjetër për shkak të pandemisë ende aktuale të sëmundjes.
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të qeverive të shteteve anëtare mbrëmë ranë dakord për të zgjatur rregullat deri më 30 korrik 2023, tha presidenca franceze e Këshillit të BE-së, duke shtuar se rregulloret mund të shfuqizohen më herët nëse situata e lejon.
Certifikatat u prezantuan si një masë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve gjatë një pandemie. Duke përdorur kodet QR, certifikatat japin informacion nëse një person është vaksinuar kundër Covid-19, ka rezultuar negativ ose ka kontraktuar sëmundjen.