7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBritania djeg pajisjet e blera në pandemi: Miliarda funte shkojnë në tym

Britania djeg pajisjet e blera në pandemi: Miliarda funte shkojnë në tym

Qeveria britanike planifikon të djegë pajisjet mjekësore të papërdorshme mbrojtëse, të blera urgjentisht gjatë pandemisë së koronavirusit, me vlerë disa miliardë funte, njoftoi Komiteti i Mbikëqyrjes së Shpenzimeve Publike të Parlamentit britanik.

Komiteti po heton sesi qeveria britanike shpenzoi katër miliardë funte për pajisjet mbrojtëse, të cilat tani duhet të hidhen për shkak se janë me defekt ose nuk përmbushin standardet e Britanisë së Madhe.

Rreth 15.000 paleta pajisjesh do të riciklohen ose digjen çdo muaj për të “prodhuar energji”.

“Kostot e asgjësimit të mallrave të tepërta dhe me defekt dhe ndikimi i tyre në mjedis janë të paqarta,” tha komiteti në një deklaratë.

Personeli mjekësor akuzon qeverinë se “dërgon miliarda funte në tym”.

Komiteti vlerësoi se Ministria e Shëndetësisë humbi 75 për qind të 12 miliardë funteve që shpenzoi për pajisje vetëm gjatë vitit të parë të pandemisë.

Deputetja laburiste e opozitës Meg Hillier tha se ishte “ndoshta episodi më i turpshëm në përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë”.

“Qeveria ka shpenzuar shuma të mëdha parash, duke paguar çmime të fryra me nxitim,” tha ajo.

Ministri Robin Walker pranoi se “u bënë gabime” në fillimin e pandemisë, por se ishte një “situatë e paprecedentë” në të cilën vendet në mbarë botën luftuan për të siguruar furnizime gjatë krizës shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments