Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogani do të vijë në hapjen e Xhamisë Ali Pasha në Ohër.
Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të marrë pjesë në hapjen solemne të xhamisë së Ali Pasha në Ohër.
“Po punohet për harmonizimin e një termi që i përshtatet të gjithëve, Presidentit Erdogan së bashku me udhëheqësit e shtetit të Maqedonisë do të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të rikonstruimit të Xhamisë në Ohër”, tha Tulin Erkal Kara.
Ambasadorja e Turqisë nuk sheh asgjë të diskutueshme se rikonstruimit të Xhamisë së Ali Pasha e cila për tre vjet është shtyrë vetëm nga një projekt restaurimi dhe konservimi i bërë nga Instituti dhe Muzeu i Ohrit dhe pa miratimin për ndërtim.