1.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLUKE KEMP / Flet eksperti i kiameteve të së kaluarës: Kiameti...

LUKE KEMP / Flet eksperti i kiameteve të së kaluarës: Kiameti në ardhje (Grafikë)

Eksperti i kolapsit, Luke Kemp, ka deklaruar se duke studiuar historinë e civilizimeve e kupton se çfarë rreziku i madh na kanoset sot. Dhe për më keq, shenjat veç sa po përkeqësohen

Civilizimet e mëdha nuk u vranë. Ato u vetëvranë.

Kështu konkludoi historiani Arnold Toynbee në veprën e tij 12 vëllimshme. Ishte një eksplorim i gjerë i ngritjes dhe rënies së 28 qytetërimeve të ndryshme.

Ai kishte të drejtë në disa aspekte: qytetërimet janë shpesh përgjegjëse për rënien e tyre. Sidoqoftë, vetëshkatërrimi i tyre është shpesh i asistuar.

Perandoria Romake, për shembull, ishte viktimë e shumë sëmundjeve, përfshirë tejzgjerimin, ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit dhe lidershipin e keq. Por, u gjunjëzua kur Roma u shkatërrua nga vizigotët më 410 dhe nga vandalët më 455.

Kolapsi shpesh është i shpejtë dhe madhështia duket se nuk ka imunitet ndaj saj. Perandoria romake mbulonte 4,4 milionë kilometra katrorë. Pas pesë vjetësh u zvogëlua në vetëm 2. Deri në vitin 476, kishte mbetur me asnjë.

E kaluara jonë e thellë është e shënuar me dështime të vazhdueshme. Si pjesë e hulumtimit tim për Qendrën e Studimeve të Rreziqeve Ekzistencale në Universitetin e Cambridge-it, po provoj të gjej pse kolapset ndodhin përgjatë autopsisë së historisë. Çfarë mundet ngritja dhe rënia e qytetërimeve historike të na tregojë për veten tonë? Cilat janë forcat që e përshpejtojnë apo e shtyejnë një kolapsim të mundshëm? Dhe a shohim tipare të tilla sot?

Mënyra e parë se si mund të shihen civilizimet e kaluara është të krahasohen jetëgjatësitë e tyre. Kjo mund të jetë e zorshme, sepse nuk ka një definicion strikt të civilizimit, e as një databazë gjithpërfshirëse për lindjet dhe vdekjet e tyre.

Në grafikun e mëposhtëm, kam krahasuar jetëgjatësinë e disa civilizimeve të kaluara, të cilat i definoj si shoqëri me agrikulturë, shumë qytete, dominancë ushtarake në rajonet e tyre gjeografike dhe me strukturë politike të vazhdueshme. Duke dhënë këtë definicion, të gjitha perandoritë janë civilizime, por jo të gjitha civilizimet janë perandori. Të dhënat janë tërhequr nga dy studime në rritjen dhe rënien e perandorive [për 3000-6000 Para Krishtit dhe 600 para krishtit – 600 Pas Krishtit], dhe një studim mbi civilizimet antike.

GRAFIKU

Kolapsi mund të definohet si një humbje rapide dhe e vazhdueshme e popullësisë, identitetit dhe kompleksitetit socio-ekonomik. Shërbimet publike shkërmoqen dhe rendi politik shkërmoqet derisa qeveria e humbet kontrollin e monopolit të saj të dhunës.

Virtualisht, të gjitha civilizimet e kaluara e kanë pasur këtë fat. Disa u mëkëmbën apo u transformuan, siç bënë kinezët dhe egjiptianët. Të tjerat u kolapsuan në mënyrë permanente, siç ishte fati i Ishullit Lindor. Nganjëherë qytetet në epiqendër të kolapsit janë rigjallëruar, siç ishte rasti me Romën. Në raste të tjera, si me gërmadhat majane, ato mbeten të braktisura si mauzoleume për turistët që vijnë.

Çfarë mund të na thotë kjo për të ardhmen e civilizimet global modern? A janë të aplikueshme mësimte e perandorive agrare për periudhën e post shekullit 18 të kapitalizmit industrial?

Do të argumentoja që janë. Shoqëritë e të kaluarët dhe të tashmes janë veç sisteme komplekse të kompozuara nga njerëz dhe teknologji. Teoria e “aksidenteve normale” sygjeron që sistemet teknologjike komplekse rregullisht japin hapësirë për dështim. Kështu që kolapsimi mund të jetë fenomen normal për civilizimet, pavarësisht madhësisë apo nivelit të arritur.

Ne mund të jemi teknologjikisht më të avancuar. Por kjo nuk bën për të besuar që jemi imun ndaj kërcënimeve që i zhbënë paraardhësit tanë. Aftësitë e fituara teknologjike mund të ofrojnë sfida të reja e të paparashikueshme.

Dhe ndërsa niveli ynë mund të jetë global, kolapsi duket se mund të ndodh edhe te perandoritë zvarritëse por edhe te mbretëritë e reja. Nuk ka asnjë arsye për të besuar që madhësia është mburojë ndaj zhdukjes së shoqërisë. Sistemi ekonomik i globalizuar është, nëse asgjë, atëherë t’i bëj krizat të shpërndahen me shpejtësi të rrufeshme.

Nëse fati i civilizimeve të kaluara mund të jetë udhërrëfyes për të ardhmen tonë, çka thotë ajo? Një metodë është të ekzaminojë trendet që paraprinë kolapset historike dhe të shohë se si po e shpalosin veten sot.

Derisa nuk ka asnjë teori të pranuar se pse ndodhin kolapset, historianët, antropologët dhe të tjerët kanë propozuar shpjegime të ndryshme, përfshirë:

Ndryshimet klimatike: Kur stabiliteti klimatik ndryshon, rezultatet mund të jenë shkatërruese, duke rezultuar në vdekje nga uria dhe shkretëtirizimi. Kolapsi i Anasazit, civilizimit Tiwanaku, i Akkadianëse, Majave, dhe Perandorisë Romake, dhe shumë të tjerëve kanë koinçiduar me ndryshimet e papritura klimatike, zakonisht thatësira.

Degradimi ambiental: Kolapsi mund të ndodh kur shoqëritë e kapërcejnë kapacitetin që mund të mbajnë të ambientit të tyre. Teoria për kolapsin ekologjik, që ka qenë subjekt i librave best-seller, tregon për shkatërrimin e pyjeve, ndotjes së ujit, degradimit të tokës apo humbjes së biodiversitetit.

Pabarazia dhe oligarkia: Pasuria dhe pabarazia politike mund të jenë shtytësit qendrorë qendrorë të dezintegrimit social, siç mund të jenë edhe oligarkia dhe centralizimi i pushtetit mes liderëve. Kjo jo vetëm që shkakton ankth social, por e hendikepon aftësinë e shoqërisë për t’iu përgjigjur problemeve ekologjike, sociale dhe ekonomike.

Këto janë ndër shumë të tjera. Ne do të ndeshemi me kolapsin veç nëse avancojmë përpara verbërisht. Jemi të nemur për një fat të tillë veç nëse nuk duam të dëgjojmë nga e kaluara. /Periskopi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments