7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeESHS Maqedoni: Rriten çmimet nëpër kafenetë dhe restorantet e vendit

ESHS Maqedoni: Rriten çmimet nëpër kafenetë dhe restorantet e vendit

Muaji maj i këtij viti ka shënuar rritje krahasuar me muajin paraprak, për çmimet e shërbimeve hotelerike.

Në krahasim me prillin e këtij viti, shërbimet janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 për qind dhe pijet alkoolike për 0,1 për qind.

Çmimet e shërbimeve hotelerike për periudhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 7 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar rritja është për 5,3 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments