16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajme20 vjet BDI, ish-Komandant Qufa ka një porosi

20 vjet BDI, ish-Komandant Qufa ka një porosi

Zulfi Adili-ish-komandant Qufa

Ne u përpoqëm juve t’u themi, mirëpo ju nuk deshët të na dëgjoni.

Ne u përpoqëm te ju tregojmë, por ju nuk deshët të na shihnit.

Ne ju dërguam video incizime dhe sprova por ju për fat të keq nuk deshët ti shihni

Ju dërguam artikuj të gazetave të cilat ju nuk deshët ti lexoni.

Ju provuat që neve të na heshtni duke na fyer e injoruar, mirëpo ne akoma jemi këtu deri sa të jemi gjallë dhe do jemi këtu deri sa ju të zgjoheni. Ju jeni në pushtet, në emrin tonë me mundin tonë, prandaj ne do punojmë që të ju pensionojmë juve, sepse keqpërdorët gjakun, sinqeritetin dhe bijtë më të mirë të familjeve më të ndershme Shqiptare, ju keqpërdorêt emblemën famëmadhe të UÇK.

Kur sot po organizoni koncerte, e ende jeni duke u krenuar me fitoret e korrura nga djem e vajza të ndershëm, që ju sot të shpërdoroni ato arritje duke qarkulluar shuma të majme parash të popullit të varfër të familjeve tona tani më të shpërndarë dyerve të botës. Do ju vije dita e llogaridhënies, kjo është e garantuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments