Ish deputeti dhe anëtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Hajrulla Misini, në një deklaratë për Gazetën Lajm ka njoftuar se prej sot nuk është pjesë e kesaj partie.
“Te nderuar qytetarë, I tronditur dhe skajshmërisht i dëshpëruar… Njoftoj opinionin se që sot, nuk jam anëtar i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe i asnjë partie politike.
Gjithashtu, falënderoj të gjithë ata, me të cilët kam bashkëpunuar gjatë gjithë kohës që kur kam qenë pjesë e udhëheqësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim!
Me respekt për Ju
Hajrulla Misini”, thuhet në deklaratën e tij të shkruar.
Misini ka qenë deputet i Bdi-së në dy mandate, kurse në vitin 2001 ka qenë pjesë e UÇK-së me nofkën Komandant Shpati.