12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTETOVARËT KËRKOJNË LARGIMIN E SELISË SË BDI-SË NGA TETOVA

TETOVARËT KËRKOJNË LARGIMIN E SELISË SË BDI-SË NGA TETOVA

Qytetarët e Tetovës shprehin fuqishëm indinjatën dhe zhgënjimin e tyre nga bisedat e përgjuara telefonike, ku personalitete të ndryshme dhe vet tetovarët janë ofenduar rëndë.

Më poshtë është reagimi!

Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë nga ajo që po dëgjojmë në këto biseda të eksponentëve kryesorë të një partie politike, që është në pushtet gati 20 vjet.

Niveli i ulët i komunikimit, inskenimet e situatave para-politike, emërimet, denigrimi i pozitës së femrës shqiptare në shoqëri, shantazhet ndaj kundërshtarëve politik dhe familjeve të tyre, nënçmimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe, korrupsioni dhe demotivimi i brezave për një të ardhme më të mirë në këtë shoqëri, janë sinjale që këto personazhe nuk meritojnë të jenë vendim-marrës për procese të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetët tona.

Prandaj, kërkojmë urgjentisht që selia e kësaj partie, pra e Bashkimit Demokratik për Integrim të largohet nga Tetova në afat të pacaktuar kohor.

Kërkojmë edhe angazhimin e anëtarëve të ndershëm tetovarë të kësaj partie që të bëjnë presionin e tyre, që kjo parti mos të mbetet peng e personave me hipoteka të ndryshme nga e kaluara. Kjo së pari do të jetë për të mirën e tyre e pastaj edhe për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës më të gjerë. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments