0.3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi: Pa marrëveshje me Serbinë destabilizohet i gjithë rajoni

Hashim Thaçi: Pa marrëveshje me Serbinë destabilizohet i gjithë rajoni

Një raport i hartuar nga Instituti Kërkimor për Çështjet Europiane dhe Zhvillimin nxjerr në pah se, 30 për qind e qytetarëve kosovarë mbështesin korrigjimin e kufirit mes Prishtinës e Beogradit, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Në një konferencë të titulluar “Zëri i popullit rreth ‘finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

Po 62 për qind e qytetarëve mendojnë se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, ndërsa rreth 84 për qind thonë se veriu i Kosovës nuk duhet të bashkohet me Serbinë. Opinionet e qytetarëve, sipas Thaçit përshtaten më së miri me vlerësimet e tij politike.

“Nuk kam kurrfarë dyshimi, që nëse këtë vit nuk do të bëjmë marrëveshje ligjërisht detyruese mes Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin”, tha Thaçi.

Por, për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kufijtë e Kosovës nuk i fal askush.

“As dëshmoret ndër varre po u ngritën nuk kanë të drejtë të falin tokën e Kosovës, lëre më të gjallët”, tha Kurti.

Autoritetet në Serbi thonë se propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbështet një korrigjim të kufirit. Këto ide kanë nxitur shumë reagime në Kosovë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments