Organizata joqeveritare “Eco Guerilla”, ka reaguar pas zjarrit të madh, i cili sot shkaktoi ndotje të ajrit në Tetovë.
Nga kjo organizatë kërkojnë përgjigje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pse nuk punon matësi i ndotjes së ajrit në qytet.
“Pse sot nuk punon matësi i vetëm i ndotjes së ajrit në Tetovë? Qytetarët duhet të dijnë çfarë ajri thithin sot!”, thonë nga “Eco Guerilla”.
Ndryshe, në zjarrin e sotëm që shpërtheu në një fabrikë për materiale ndërtimore në Tetovë, u shkaktua ndotje e lartë e ajrit, por fatmirësisht nuk ka pasur humbje në njerëz.