2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeParlamenti shqiptar voton sot në raundin e fundit “nul” për Presidentin

Parlamenti shqiptar voton sot në raundin e fundit “nul” për Presidentin

Edhe raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet pa një kandidaturë.

Tre grupet parlamentarë të opozitës dështuan të depozitonin sipas afatit pasditen e të dielës një kandidat të propozuar nga 20 deputetë.

Sot ora 10:00 do ta gjejë parlamentin në një seancë të posaçme, e cila thjesht do të zhvillohet për procedurë.

Ndryshe nga dy raundet e para të votimit që u zhvilluan pasdite, ky i tretë është vendosur të zhvillohet paradite.

Arsyeja lidhet me udhëtimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres të punëve të jashtme Olta Xhaçka në New York, mesditën e së hënës.

Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit.

Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, ky i katërti sipas kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota që socialistët i kanë.

Pas raundit të tretë të hënën, socialistët do të nisin të diskutojnë kandidatët potencial për të çuar në presidencë.

Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën nga ku do të vendoset data për raundin e katërt e të fundit të sagës presidenciale që nuk prodhoi një kandidaturë konsensuale mes shumicës socialiste dhe opozitës.

Besohet se do të jetë data 5 qershor,  për të votuar kandidaturën që do të propozohet nga PS.

Tendenca dhe dëshira e shprehur prej krye-socialistit Edi Rama, është të besuarit e postit të presidentit një gruaje.

Edi Rama është njeri i surprizave, ky është momenti kur ai do të surprizojë përsëri, kësaj here me emrin që do të çojë në Presidencë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments