Kështu deklaroi kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, pasi që sipas tij nuk ka kushte për këtë.
Për momentin, ministritë e jashtme po shkëmbejnë ide, por nuk është arritur një zgjidhje e përbashkët që do të shërbente si bazë për një marrëveshje dypalëshe, theksoi ai.
Sipas kryeministrit maqedonas, zgjidhje me Bullgarinë mund të gjendet vetëm nëse ajo bazohet në vlerat evropiane, parimet e ruajtjes së dinjitetit të dy vendeve dhe respektit reciprok.
Kovaçevski njoftoi gjithashtu se do të udhëheqë delegacionin maqedonas në Romë në festën e 24 majit.