14.3 C
Tetovo
E premte, 18 Korrik, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i...

Ali Ahmeti: Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social FB ka uruar Ditën e Evropës duke thënë
72 vite më parë, një shkëndijë shprese, për të bashkuar popujt rreth një agjende paqedashëse dhe progresive u shfaq në horizont dhe sot duke reflektuar mbi peshën e veprimeve të kohës, festojmë ditën e triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që solli Bashkimi Europian.
Atij triumfi i përkasim edhe ne, për përjetësinë dhe promovimin e atyre vlerave kemi punuar deri më sot, jemi betuar dhe asnjëherë nuk do të ngrejmë dorë.
Të përkushtuar dhe pa asnjë dyshim të vetëm do të vazhdojmë rrugëtimin e përmbushjes së idealit të integrimit, i domosdoshëm për ardhmërinë progresive të vendit tonë, por edhe për stabilitetin e mbarë Europës.
Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments