Aeroporti sprotiv Stenkovec u mbush me vizitorë që nga afër mundeshin t’i shohin avionët dhe helikopterët që janë pjesë e pajisjes ushtarake të Armatës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e stërvitjes ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22”. Atmosferën e plotësuan edhe avionët grekë ushtarakë “Fantom” dhe bombarduesit “A-10”.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se stërvitja është manifestimi i aftësisë së Armatës duke i prezantuar kapacitetet e Armatës e cila është e gatshme për t’u përgjigjur operacioneve njësoj si armatat e NATO Aleancës. Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha se kjo është vetëm pjesë e avionëve dhe helikopterëve që do të fluturojnë në stërvitjen më 12 maj.
Në ditën e hapur në Stenkovec morën pjesë ambasadoret e SHBA-ve, Kejt Meri Bërns dhe ajo e Britanisë së Madhe, Rejçel Galovej.
“Kjo është mundësi për të parë avionët, të takohen pilotët e NATO-s dhe realisht të shohim se çfarë do të thotë kjo për qytetarët e RMV-së duke u prezantuar se çfarë po bën NATO për ta“, tha Kejt Meri Bërn, ambasadore e SHBA-ve.“Këtë që po e shohim sot, avionë dhe helikopterë të ndryshëm nga vende të ndryshme, aleatë të ndryshëm të NATO-s, është fakti se ne jemi të aftë që të punojmë së bashku dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku sepse kjo e bën NATO-n e fortë“, deklaroi Rejçel Galovej, ambasadore e Britanisë së Madhe.
Më të lumtur ishin fëmijët të cilët për herë të parë kishin mundësi të shohin avionë dhe helikopterë. Disa prej tyre thanë se kur të rriten duan të bëhen pilotë.
-Po, unë e pashë avionin, ishte shumë interesant, hyra në avion dhe u fotografova.
-Mrekullueshme, ishte interesante që t’i shoh se si po rrotullohen dhe si fluturuan mbrapsht. Kur pashë nga dritarja ishte shumë e komplikuar dhe nuk e kam të qartë se si mund të dinë të punojnë me kaq shumë butona, cila për çfarë është. Duhet shumë punë për t’u bërë pilot, por unë dua të bëhem pilot, kjo është dëshira ime dhe shpresoj se do të bëhem pilot.
-Kur fluturonin ishin të bukur, kur fluturuan mbrapsht. Edhe kur hyra në avion më pëlqeu shumë.
-Më pëlqyen shumë, shumë gjëra të bukura mësova sot, se si i drejtojnë avionët, si duken nga afër…
Stërvitja “Përgjigja e shpejtë 22” u realizua në tre rajone, në Arktik, në rajonin baltik dhe ballkanik, ndërsa në të morën pjesë rreth 4.600 pjesëtarë të armatave të 8 vendeve të ndryshme aleate.