Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur një procedurë para hetimore në të cilën duhet të përcaktohet se si dhe pse nuk është mbyllur në kohë stacioni i kontrollit teknik “Via Komerc”, ku kalonte komrollet autobusi Besa Trans që u dogj në Bullgari. Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska, tha për TV Telma se dje është hapur procedura para hetimore dhe është sekuestruar dokumentacioni nga disa departameme në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) që kanë mbikëqyrur stacionin e kontrollit teknik dhe kanë përgatitur vendimin për ndalim.