8.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeNdërpritet seanca e Këshillit të Komunës së Tetovës, këshilltarët nuk arritën të...

Ndërpritet seanca e Këshillit të Komunës së Tetovës, këshilltarët nuk arritën të votojnë rendin e ditës.

Seanca e Këshillit të Komunës së Tetovës, sot është ndërprerë pasi këshilltarët nuk arritën të votojnë rendin e ditës. Kjo është hera е parë në historinë e këshillit të Komunës së Tetovës, që këshilltarët nuk votuan për verifikimin e mandatit të këshilltarit Femi Ismaili, i cili edhe pse është i zgjedhur me votat e qytetarëve në zgjedhjen e fundit lokale. Komisioni për verifikimin e mandatit të këshilltarëve në komunën e Tetovës, deklaroi se kandidati në fjalë nuk ka asnjë pengesë dhe i plotëson kushtet për tu zgjedhur këshilltar sipas Ligjit për zgjedhje, dhe si i tillë ai duhet të zgjidhet këshilltar për të plotësuar vendin bosh të këshilltarit në këshillin komunal. Pra të gjitha tentimet që rendi i ditës të votohet dhe t’i jepet mandat këshilltarit të ri dështuan pasi numri i votave ishte 15 PËR dhe 15 TË PËRMBAJTUR,  dhe kjo pamundësoi zgjedhjen e tij.


Me respekt,Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

Komuna e Tetovës 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments