Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varheji do të zhvillojë sot një vizitë në Shkup në kuadër të turneut të tij në rajon, ku përfshihen edhe Kroacia, Bullgaria dhe Shqipëria. Varheji një ditë më parë ishte në Sofje ku u takua me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e Jashtme Teodora Gencovska. Në Sofje, ai ndoqi një konferencë mbi nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE, të titulluar “BE takohet me Ballkanin. “Mësimi nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”.Varheji tha se procesi i integrimeve evropiane në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet dhe theksoi se është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” që çështja e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE nuk është zgjidhur. Në fund të muajit të kaluar, komisioneri i BE-së Varhei ishte në Sofje për bisedime me kryeministrin bullgar Petkov, me fokus kryesor në dialogun e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.linku