3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajme“Të anulohen subvencionet për hidrocentralet e vogla”/“Eko-Svest”: Po dëmtojnë mjedisin dhe zonat...

“Të anulohen subvencionet për hidrocentralet e vogla”/“Eko-Svest”: Po dëmtojnë mjedisin dhe zonat e mbrojtura

Mbi 130 hidrocentrale të vogla janë ndërtuar ose po ndërtohen nëpër lumenjtë e vendin. Është planifikuar ndërtimi edhe i së paku 50 të tjerave, thonë nga shoqata ambientaliste “Eko-Svest”, sipas të cilëve, shumica e hidrocentraleve  janë ndërtuar në disa nga luginat më piktoreske, në zona të mbrojtura dhe të rëndësishme si Pelisteri, Mavrova, Mali Sharr, Karaxhica, Kozhuf, Malesheva e shumë të tjerë.   Shtojnë se hidrocentrale e vogla po ndërtohen fshehurazi, pa konsultim publik dhe pa studime të duhura të ndikimit në mjedis.

“Të gjithë hidrocentralet e vogla ekzistues së bashku prodhojnë vetëm 4% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike në vend, në një periudhë të vitit kur ajo nuk është më e nevojshme për amvisëritë. E njëjta sasi energjie elektrike mund të kursehet me efikasitet më të mirë energjetik, pa shkatërruar lumenjtë dhe natyrën”, thonë nga organizata ekologjike “Eko-Svest”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments