Qytetarët franceze i drejtohen qendrave të votimit
Bota i ka kthyer sytë nga Franca. Për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale francezët sërish duhet të zgjedhin mes Presidentit Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00. Parashikimet për fituesin pritet të dalin sapo të mbyllen qendrat e votimit.
Sondazhet e opinionit nxjerrin favorit Macron me një epërsi të lehtë .Analistët vënë në dukje se pavarësisht përpjekjeve të Le Pen për të zbutur imazhin e saj ajo sërish mbetet e papëlqyeshme për shumë qytetarë francezë .
Por një fitore surprizë e saj nuk mund të përjashtohet plotësisht, duke pasur parasysh numrin e lartë të votuesve që kanë qenë të pavendosur ose jo të sigurt nëse do të votonin.
Macron është përpjekur të prezantohet në këto zgjedhje si burrë shteti, njohës i fakteve dhe lokomotivë e BE. Ndërsa Le Pen ka kërkuar t’i bëjë për vete qytetarët e pakënaqur duke u kujtuar atyre “Francën e dikurshme të mirë” dhe sovranitetin. Ajo ka sulmuar BE dhe gratë me shami , të cilën do ta ndalojë në hapësirën publike. linku