30.1 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeIsh ministri i Punëve të Jashtme i RMV, Nikolla Dimitrov viziton Edi Ramën!...

Ish ministri i Punëve të Jashtme i RMV, Nikolla Dimitrov viziton Edi Ramën! A do të ndahet Tirana nga Shkupi në rrugën drejt BE-së?

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot ka vizituar Tiranën. Dimitrov ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa në mbishkrim thotë se është biseduar për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit.

“Me nder të veçantë sot në Tiranë, mysafir tek kryeministri Edi Rama- takim pune produktiv mbi situatën shqetësuese me zgjerimin e BE-së në rajon dhe nevojën për një hap të madh përpara për të rikthyer besimin”, ka shkruar Dimitrov.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në disa raste së fundmi ka kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Rama thekson se Shqipëria më nuk mund të presë për hapjen e negociatave me BE-në, deri sa Shkupi dhe Sofja të zgjidhin mosmarrëveshjen. A është vizita e Dimitrovit përpjekje për ta bindur Ramën që të heq dorë nga qëndrimi i tij, mbetet të shihet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments