Udhëheqësi i Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha se forcat ruse sot do të kenë kontroll të plotë mbi fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse”, tha ai në një mesazh audio të publikuar mbrëmë vonë.
Forcat çeçene po luftojnë në Ukrainë në anën e Rusisë. Nëse bie, Mariupol do të jetë qyteti më i madh që Rusia ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit tetë javë më parë.