7.2 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaTestimi i raketës balistike nga Rusia, SHBA u njoftua përpara dhe e...

Testimi i raketës balistike nga Rusia, SHBA u njoftua përpara dhe e gjurmoi atë nga afër

SHBA-ja dinte për lëshimin e raketës dhe madje e gjurmoi atë duke mos patur asnjë shqetësim apo panik. Si Rusia ashtu edhe SHBA, sipas një marrëveshjeje ekzistuese ndërkombëtare, njoftojnë vendet e tjera për testet për të shmangur çdo incident.

Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme përmes marrëveshjeve ndërkombëtare për faktin se Rusia po planifikonte testin e raketës balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të saj, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Sipas CNN, SHBA-ja dinte për lëshimin e raketës dhe madje e gjurmoi atë duke mos patur asnjë shqetësim apo panik. Si Rusia ashtu edhe SHBA, sipas një marrëveshjeje ekzistuese ndërkombëtare, njoftojnë vendet e tjera për testet për të shmangur çdo incident. SHBA vlerëson se kjo raketë nuk është ende funksionale në inventarin rus, thanë burimet.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se kishte kryer një lëshim provë të raketës së saj balistike ndërkontinentale, ‘Sarmat.’ Raketa u shkrep nga një hedhëse silo në orën 3:12 pasdite në Kozmodromin Shtetëror të Testit Plesetsk në Rajonin Arkhangelsk të Rusisë veriore drejt vendit të testimit Kura në Gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.Deklarata e ministrisë së mbrojtjes tha se ai zbarkoi në “zonën e caktuar në Kamçatka”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments