Mbi 45.000 automjete të regjistruara me targa të Tetovës, dhe vetëm 420 vende për parkim zonal dhe rreth 280 vende në parkingje të mbyllura. Kaosi i trafikut në Tetovë sa vjen e shtohet me ardhjen e punëtorëve mërgimtarë për pushime dhe në muajt e verës.
Kompania “City Parking” thotë se duhet të bëhet një studim fizibiliteti për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe, por njoftojnë rregullimin e hapësirave ekzistuese të parkimit.
Kryebashkiaku Bilal Kasami kërkon bashkëpunim më të ngushtë me policinë, veçanërisht në pjesën e qytetit ku nuk ka parkim zonal.
Për herë të parë pas 8 vitesh, sot janë shënuar 13 vende parkimi të destinuara për automjetet që transportojnë persona me aftësi të kufizuara.